Project Description
PANELET FOTOVOLTAIKE
Dielli është një prodhues i madh i energjisë së rinovueshme dhe të paster. Kjo energji, mund të kthehet në energji elektrike për konsum familjar apo industrial duke përdorur panelet fotovoltaike në kombinim me inverterat dhe pajisjet magazinuese (bateri) që në tërësinë e tyre përbëjnë nje sistem (SISTEME PV).
Si njësi reference për sistemet PV përdoret “Kilowatt Peak”(kWp). Kjo vlerë është në varësi të drejtpërdrejtë të madhësisë dhe numrit të paneleve fotovoltaike të përdorur në një instalim të caktuar.
Vlerat maksimale arrihen gjatë periudhës së mesit të dites dhe ulen në të tjerat (por gjithmone është më e vogel se vlera “peak” e saj). Pritshmëria është që gjatë një viti të mund të prodhojmë 700-1200KWh për KWp të instaluar.
Panelet fotovoltaike vinë në tre variante kryesore dhe ndryshojne midis tyre nga eficienta dhe kostoja:
1.Monokristaline
2.Polikristaline
3.Hibride
Duke qenë se prodhimi vjetor i një sistemi të tillë varet nga disa elemente, e rëndësishme është që të merren parasysh si më poshte:
- Një ekspozim maksimal ndaj diellit, struktura të ketë një orientim midis jug-lindje dhe jug-perendim.
- Eleminimi i pengesave (pemë; godina të tjera) qe mund të pengojnë dritën e diellit dhe ulin prodhimin e sistemit PV.
- Fortësia e struktures ku do montohen panelet e cila duhet të mbajë peshën e paneleve dhe të strukturës mbështetëse të tyre.
Një sistem PV i mirë duhet të prodhojë rreth gjysmën e nevojës për energji elektrike që ka një familje/bisnes.
Qëllimi juaj duhet të jetë të përdorni sa më shumë energji diellore që gjeneroni, pra “CFARE PRODHOHET NGA SISTEMI PV EDHE KONSUMOHET“. Prodhimi dhe madhësia e sistemit duhet të jetë në përpudhje me nevojat tuaja.
Për me shumë shkarkoni broshuren këtu :