Project Description
Ne ju ofrojme zgjidhje ne sisteme dhe produkte te vecanta te markave prestigjoze, nga nje game e gjere qe ne disponojme. UNiCOM eshte e gatshme ne cdo moment te japi zgjidhje te personalizuara per problemin tuaj te sigurise, cilido qofte ai, duke filluar nga Kamerat e vezhgimit te shume llojeve:me kabell fizik, IP camera, wireless, infrared, vandal proof, per jashte dhe brenda etj. duke vazhduar pastaj me Sistemet e alarmit kundra Grabidjes, zjarrit, gazit, ujit, hapjes se dyerve dhe dritareve etj.
Keto dy kategori jane shume te rendesishme pasi jane te lidhura ngushte me jeten, familjen apo biznesin tuaj. Te gjitha produktet jane te certifikuara dhe te parametrave Europiane.
Sisteme Alarm Zjarri
Janë të gjithë me mikroprocesor me sinjalizim zonash nga 2 deri 16 zona ose me identifikim sensori pa limit numri për sistemin. Sensoret mund të jenë tymi, temperature, termovelocimetrike, si dhe gazi. Sistemet inteligjente me identifikim sensori mund të monitorohen dhe nga një PC i vendosur pranë ose në rrjet me monitorim në distancë, për objekte me siperfaqe të mëdha nëpërmjet vendosjes së sensorëve në planimetritë e objektit identifikohet sensori që ka dhënë alarmin duke ditur dhe pozicionin e tij në objekt. Sistemi mund të lidhet dhe të komandojë dhe sistemin e fikjes së zjarrit, kur ky i fundit është vendosur.
Sistem Dixhital Sinjalizim Zjarri me Adresim
Seria e centraleve inteligjente me adresim shkon nga 1 deri në 12 unaza. Në çdo unazë mund të lidhen deri 128 pajisje. Memorie deri në 1000 evente. Funksioni Master/Slave për të lidhur në një sistem më shumë se një central. Programimi nëpërmjet tastierës PS2 ose kompjuterit. Lidhje në rrjet LAN nëpërmjet skedës së dedikuar. Portë USB për ngarkimin ose shkarkimin e programimit. Printim në një printer me portë paralele i të gjitha eventeve (nevojitet skeda opsionale). Software për menaxhimin e hartave grafike (opsional).
Ne kemi projektuar dhe implementuar tipe të ndryshme sistemesh CCTV. Ne kemi projektuar sisteme të bazuara në ip si dhe sisteme analoge, instalime të thjeshta si dhe sisteme të menaxhueshme nga qëndra, vëzhgime dhe kontroll në distancë me anë të PC apo Celularit tuaj, DVR dhe regjistrues me kasetë, me kamera “dome” fikse dhe të lëvizëshme.
Ne kemi eksperienca të ndryshme në sistemet e sigurisë, që nga sistemet e veçuara deri në ndërtimin e plotë të një infrastrukture.